×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Momenti i djegies së shtëpisë në Malishevë| PAMJE

    Insajderi
    23 September 2023 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në orët e hershme të mëngjesit është djegur një shtëpi në fshatin Panorc të Malishevës. Si pasojë e zjarrit ka vdekur një 76-vjeçar, derisa një grua është dërguar në trajtim mjekësor në QKUK.

    I ndjeri, raportohet të jetë Ismet Bajrami, babai i dëshmorit Milaim Bajramit.

    Siç njofton Policia, në momentin kritik në shtëpi ishin katër persona, prej tyre viktima nuk ka mundur të dilte.

    @insajderiofficial #Kosova #fyp #shtepia #fypシ #viral #shqipet #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 ♬ original sound – GazetaInsajderi

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    “Sot rreth orës 02:40, policia është njoftuar se në fshatin Panorc-Malishevë një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Në shtëpi kanë qenë duke banuar katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte.

    Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima mashkullor i moshës 76 vjeçare, pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark