×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Momenti i ekzekutimit nga policia i transgjinores që shkaktoi masakër në shkollë katolike

    Insajderi
    28 March 2023 - 19:53

    Policia e Nashville në Tennesse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar momentet e ekzekutimit të transgjinores që shkaktoi masakrën në shkollën katolike duke iu marrë jetën 6 personave, 3 prej të cilëve  ishin fëmijë të mitur.

    Videot janë marrë nga kamerat e trupit të efektivëve të policisë që ndërmorën pjesë në aksionin për neutralizimin e agresorit të dhunshëm.

    Policia në fillim i bëri thirrje 28 vjeçares që të hedhë armët dhe në momentin që e pa veten të rrezikuar qëlloi disa herë ndaj saj.

    Tre të rritur e tre fëmijë të moshave 8-9 vjeç u vranë gjatë të shtënave me armë në shkollën private të krishterë në Nashville të SHBA-së. Mes viktimave është dhe drejtoresha e shkollës. Autorja është identifikuar si Audrey Hale, 28 vjeç e cila u vra nga policia. Ajo besohet se ishte ish-nxënëse e kësaj shkolle.

    Motivi nuk dihej menjëherë, por Hale kishte vizatuar harta të detajuara të shkollës, duke përfshirë pikat e hyrjes për në ndërtesë, dhe kishte lënë pas një “manifest” dhe shkrime të tjera që hetuesit po shqyrtonin, u tha gazetarëve shefi i policisë John Drake.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark