Të lëndohen lojtarët në dyluftim më njëri-tjetrin në fushë është dukuri normale në futboll. Por, një lojtar ta lëndojë një trajner ndodhë në pak raste.
Njëjtë ishte edhe në duelin e mbrëmshëm mes Chelseat dhe Real Madridit në takimin e parë çerekfinal në Ligën e Kampionëve.
Federic Valverde në një moment gjatë takimit e lëndoi trajnerin e tij, Carlo Ancelottin.
Reprezentuesi uruguaian kishte një dyluftim në ajër me Azpilicuetan e Chelseas në afëri të zonës ku qëndronte trajneri italian.
Valverde pas dyluftimin në ajër u përplas me trajnerin Ancelotti, i cili mbeti i lënduar, por pa diçka serioze.
Gjyqtari i katërt i takimit iu afrua atij për t’i ndihmuar, derisa Ancelotti e kaloi shpejt dëmtimin.