×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur futbollisti i ndjer i Egnatia-s pësoi atak kardiak në fushë

    Insajderi
    11 November 2023 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raphael Dëamena nuk e ka përballuar dot sulmin në zemër gjatë ndeshjes Egantia-Partizanit. Sulmuesi ganez u rrëzua në fushë në minutën e 25’.

    Futbollisti ganez ra pa ndjenja në minutën e 23-të të ndeshjes mes Egnatia dhe Partizanit, teksa ndërhyrja e menjëhershme e stafeve mjekësore bëri që të përmendej dhe të nisej me urgjencë drejt spitalit të Kavajës.

    VIDEO: https://streamin.me/v/af7989f6

    Pikërisht atje sulmuesi 28-vjeçar ka pësuar një atak kardiak të dytë, të cilin nuk e përballoi dot dhe humbi jetën në mënyrë tronditëse.

    Raphael Dwamena iu bashkua Egnatias në janar të këtij viti dhe një më pak se një vit bëri që me cilësitë e tij sportive të dashuroheshin jo vetëm tifozët rrogozhinas, por edhe futbolldashësit shqiptarë.

    Ai mbante shiritin e kapitenit te Egnatia që prej fillimit të sezonit, por një sulm i beftë në zemër i mori jetën në atë që donte më shumë, fushën e futbollit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark