Momenti kur Gjesti dhe Egli i thonë ”PO” njëri tjetrit/ VIDEO - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Momenti kur Gjesti dhe Egli i thonë ”PO” njëri tjetrit/ VIDEO

    Insajderi
    14 April 2025 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër dasmë ka ndodhur në Big Brother VIP 4, vetëm pak ditë nga finalja e madhe e 19 prillit.

    Nisur nga kërkesa e Gjestit, Vëllai i Madh organizoi një dasmë tradicionale për të dhe Eglin.

    Një event special i organizuar në zonën “Storm Arena”, ku nuk munguan të ftuarit specialë.

    Shumë ish-banorë si Loredana, Valbona, Tiri, Livia, Klajdi etj. morën pjesë në këtë ceremoni si të ftuar, ndërsa dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kishin rolin e dëshmitarëve.

    Por surprizat nuk mbaruan me kaq, sepse ai që i kurorëzoi ishte pikërisht moderatori i këtij programi, Ledion Liço, i cili shpalli burrë dhe grua Eglin e Gjestin pasi i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit.

    Pasi shkëmbyen puthjen e tyre, filloi muzika, me dy artistët e mirënjohur, Remzie dhe Nexhat Osmani, të cilët “ndezën” atmosferës e dasmës me këngët e tyre.

    Video:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    24 April 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark