×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Momenti kur Granit Xhaka dhuroi “show” në derbin londinez, e nisi aksionin me dy driblime i cili përfundoi me gol

    Insajderi
    21 April 2022 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Granit Xhaka përkundër se nuk realizoi dhe asistoi në fitoren e madhe (2:4) të Arsenalit në derbin londinez ndaj Chelseat, dhuroi “shoë” dhe kishte “gisht” në golin e dytë të skuadrës.

    Futbollisti shqiptar nga Prishtina e nisi nga mbrojtja aksionin e “Topçinjve” e cila në fund u kompletua me gol nga talenti anglez, Emile Smith Rowe në minutën e 27-të, shkruan FrontOnline.

    27-vjeçari përfitoi një top në fazën e mbrojtjes ndërsa shmangu fillimisht Lukakun e më pas e “turpëroi” edhe Alonson duke ia kaluar topin në mes të këmbëve.

    Pavarësisht se autorët e këtij goli ishin norvegjezi Odegaard me asistim dhe Smith Rowe si realizator, merita të mëdha në rrjetet sociale.

    https://twitter.com/btwtheliness/status/1516857803398422531?s=20&t=h4eWxt9LuqlQ2pzca8-SpA

    Granit Xhaka u aktivizua nga minuta e parë deri në të fundit në stadiumin “Stamford Bridge” mbrëmë.

    Me këtë fitore, Arsenali ndodhet në vendin e pestë me 57 pikë, aq s aka edhe Tottenham një pozitë më lart. Chelsea pas disfatës vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 62 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark