Bad News Eagles, ekipi nga Kosova, ka fituar ndaj ekipit nga Rusia, Entropiq në ndeshjen e parë kualifikuese për turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.
Flatron Halimi, i njohur me nickname Juanflatroo inspiroi skuadrën e tij për ta mposhtur ekipin e 14-të të botë.
Kur rezultati ishte 10:9 për ekipin rus, Juanflatroo arriti i vetëm ta eliminonte krejt ekipin rus.
Kjo video bëhet edhe më e zjarrtë me komentimin e bashkëlojtarit të tij, Ernest ‘xhocii’ Xhoci.
Në fund, Bad News Eagles triumfoi 19:17 dhe tani do të ndeshet me ekipin e shtatë në botë, NIP.