Boksieri shqiptar Robin Krasniqi ka fituar me nokaut teknik ndaj numrit një të Belgjikës, Timur Nikarkohevin.
Kosovari ishte shumë më i mirë se belgu në raundet e parë duke dhënë disa goditje të bukura, e njëkohësisht duke qenë shumë i kujdesshëm pasi u mbrojt më së miri.
Në sekondat e fundit të raundit të pestë, Krasniqi i dha disa goditje në kokë belgut e pastaj kur ishte pranë ta nokautonte këtë të fundit e shpëtoi gongu.
Pas një pushimi disa sekondash, boksieri e dorëzojë meçin pasi nuk ishte në gjendje të luftonte më. Më poshtë mund të shihni momentin.