×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur Lavdrim Muhaxheri me shokë vunë gurthemelin e Xhamisë së madhe të re në Prishtinë

    Insajderi
    26 July 2020 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lavdrim Muhaxheri para disa vitesh kishte organizuar një ceremoni krejt jo-zyrtare të vënies së gurthemelit të xhamisë së madhe, të re, në Prishtinë.

    Pos Muhaxherit mori pjesë edhe Naman Demolli. Personi me veshje të zeza që shihet në pamjet në InDoks. Pak kohë më pas ai do të vritje në llogoret e luftës në lindje të mesme. Por, jo pa e lëshuar ai e Lavdrim Muhaxheri nga një deklaratë, që pak a shumë arsyetimet që ata japin, nuk dallojnë shumë nga ato që sot, një dekadë më vonë i japin ata që janë verbalisht të dhunshëm në mbrojtjen e këtij projekti.

     

    Grupi i Muhaxherit e Demollit do të pengohej në nismën e tyre për ta bërë xhaminë e re bash përballë katedrales, por topi do të vazhdohej tutje. Bajrakun për këtë punë do ta merrte më vonë lëvizja islame “Bashkohu”, që me kohë u kthye në parti politike me emrin LISBA. Megjithatë, kurrë kjo parti nuk i hyri garës në zgjedhje.

    Organizata “Bashkohu” disa herë do të organizonte protesta simbolike për punën e xhamisë së re e të madhe në Prishtinë. Herë me e herë pa përplasje me policinë, ata pas vetës do të tërhiqnin edhe imamë kontroversë kosovarë. Në një nga protestat e tyre i zjarrtë do të paraqitej dikur imami i xhamisë aktuale të madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.

    Organizata “Bashkohu”, ose më vonë LISBA si parti, nuk do të kishte ndonjë sukses. Timonin e këtij projekti pastaj do ta merrte Bashkësia Islame e Kosovës.

    Në vitin 2012 edhe zyrtarisht kësaj xhamie që tash pritet të ndërtohet me paratë e Bashkësisë Islame turke, organizatë shtetërore kjo, i vihet gurthemeli. Në këtë ceremoni do të ishte e pranishme edhe në të kohë Presidentja Atifete Jahjaga. Edhe shumë liderë politik.

    https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/658060074794513/

    Të mërkurën ka filluar puna për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava gjatë vizitës në vendin e punimit, ka thënë se për një kohë të shkurtër do të përfundojë ndërtimi i xhamisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark