Neymar, Luis Suarez dhe Lionel Messi ishin bashkëlojtarë dhe miq të pandashëm tek Barcelona, raporton Insporti.
Treshja e cila u njoh me nofkën “MSN” ishte njëra ndër më të frikshmet në botën e futbollit, ku suksesin kryesor e patën në vitin 2015 ku fituan tripletën nën drejtimin e Luis Enrique.
Një moment interesant i treshes kishte ndodhur gjatë stërvitjes në prag të takimit ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve, ku Luis Suarez kishte larguar topin në të cilin po qëndronte Neymar.
Kjo kishte ngjallur reagimin e brazilianit i cili ishte hasur sulmuesit duke u bërë sikur donte ta sulmonte fizikisht.
Duke parë reagimin e tij, Luis Suarez mblodhi duart duke pritur sulmin e Neymar i cili megjithatë nuk erdhi, me situata e cila u sqarua menjëherë.
Kujtojmë që vetëm Lionel Messi është ende pjesë e Barcelonës, me Neymar i cili kaloi në vitin 2017 në PSG, ndërkohë Luis Suarez u largua në fillim të këtij sezoni drejt Atletico Madrid./Insporti.com/