×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Momenti kur shpëtohet çifti i moshuar nga shtëpia e vërshuar në Skenderaj

    Insajderi
    19 January 2023 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qytetet e fshatrat e Kosovës janë përballur me vërshime të mëdha e ujëra të rrëmbyeshëm. Shumë rrugë janë bllokuar duke e bërë të pamundur qarkullimin e veturave e të qytetarëve.

    Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka shpallur gjendje të jashtëzakonshe.

    Ekipet emergjente janë duke u përpjekur t’i ndihmojnë qytetarët të cilët janë bllokuar nëpër shtëpitë dhe lokalet e tyre.

    Ndërsa një qytetar atje ka publikuar një video ku shihet një situatë e rëndë gjatë evakuimit të banorëve në fshatin Llaushë. Ata që po ndihmonin një çift që kishin mbetur të ngojuar ishin edhe zyrtarët komunal të Skenderajt , shkruan Insajderi.

    Ky moment është xhiruar nga fotografi Brahim Nura.

    Në disa zona raportohet se ka edhe shembje të dheut.

    Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues, me qëllim të reagimit ndaj situatës së krijuar. Megjithatë, siç njofton, deri tani vetëm po monitoron përkundër situatës tashmë të rëndë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark