Tyson Fury mbetët kampion i botës pasi arriti fitore me nokaut në raundin e gjashtë ndaj Dillian Whyte.
Pas meçit, Tyson Fury këndoi një këngë dhe ‘ndezi’ atmosferën në stadiumin Wembley – ku të pranishëm ishin rreth 94 mijë tifozë.
U kërkua edhe një përgjigje, se a do të pensionohet Fury, por ky i fundit nuk tha asgjë në lidhje me këtë. Ai deklaroi se është një nga boksierët më të mirë në histori në peshat e rënda.