×
  • Showbiz
  • Show

    “Momenti më i keq i jetës”, bashkëshortja e Ronaldos flet për vdekjen e të birit

    Insajderi
    16 March 2023 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkëshortja e futbollistit, Cristiano Ronaldo, në një paraqitje televizive ka folur për vdekjen e djalit të saj.

    Ajo në prill të vitit të kaluar kishte sjell në jetë binjakët e saj, ku njëri prej tyre në muajin e ardhshëm mbushë një vit, ndërsa tjetri kishte vdekur pas lindjes.

    “Këtë vit kam pasur momentin më të mirë dhe më të keq të jetës tim. Jeta është e vështirë, por vazhdon. Unë kam arsye për të ecur përpara dhe të jem e fort”, ka thënë ajo.

     “Prioriteti im tani janë familja dhe fëmijët e mi. Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse”, ka shtuar ajo.

    Sezoni i dytë i dokumentarit të shfaqur në platformën Netflix, “I Am Georgina”, që tregon jetën e Georgina-s si nënë, biznesmene dhe partnere e yllit më të famshëm të futbollit në botë, do të shfaqet premierë në Netflix më 24 mars./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark