×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Momenti se si njëri prej protestuesve arrestohet derisa po jepte intervistë për televizionin kosovar

    Insajderi
    18 September 2021 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tetë ditë paraburgim i janë caktuar Blerim Ahmedit nga Tetova, pasi ai u arrestua të premten derisa po jepte intervistë për Klan Kosovën.

    Derisa Ahmedi po intervistohej ka intervenuar policia maqedonase dhe e ka arrestuar atë si organizator i protestës së mbajtur paraprakisht në ditën e njëjtë në Tetovë, duke kërkuar drejtësi për 14 personat që vdiqën pas zjarrit në spitalin modular.

    Avokati i tij, Besnik Asani, tha se ai akuzohet për veprën penale të nenit 384 të Kodit Penal i cili parasheh 1 deri 5 vite burgim.

    Ekipi i emisionit “Alibi” të Klan Kosovës qëndroi në Tetovë për të sjellë dokumentarin rreth asaj se çka ndodhi natën e 8 shtatorit e i cili do të transmetohet të mërkurën më 22 shtator.

    https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/648623306073989

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark