×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Monego hap zyrën qendrore, në qender të Prishtinës!

    Insajderi
    21 October 2019 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me 18 Tetor 2019, institucioni financiar jobankar Monego, hapi zyren qendrore në qendër të Prishtinës. Në një ceremoni rasti të mbajtur në prani të përfaqësuesve të Bankës Qendrore të Kosovës, Shoqatës së Inovaciont Financiar të Kosovës, Agjencisë Shtetorëre për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Prokuroria Themelore e Prishtinës, përfaqësues të investitorëve evropian, partner e bashkëpunëtorë të cilët ndihmuan që Monego të ketë sukses të shpejtë në tregun e Kosovës.

    Në fjalimin hyrës Drejtori Ekzekutiv i Monego Egzon Halili prezentoi arritjet e kompanisë që nga licencimi i BQK-së në Shkurt të vitit 2018, fillimit të operimeve në Qershor të vitit 2018 e deri më sot. Rritjen, suksesin në biznes si dhe nevojën për zgjerim dhe kalim në zyre prej 2000 m2.

    Në një hapsirë të kombinuar me arkitekturën moderne dhe bashkëkohore, dizajn të brendshëm inovativ dhe të sofistikuar, hapësira relaksuese, dhoma për yoga, ping – pong, pikado, kuzhinë dhe ushqim të shëndetshëm. Monego ofron kushte të persosura për punëtorët e kjo e gjitha për të krijuar një ambient sa më të mirë për punonjësit e vet, gjithmonë me qellimin që ata të vazhdojnë të punojnë me përkushtim të pakrahasueshëm ndaj klientëve.

    “Ne jemi kompani inovative FinTech, lidere në mikro-kreditim, që ofrojmë zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë. Jemi të udhëhequr nga misioni – të digjitalizojmë, thjeshtojmë dhe përshpejtojmë shërbimin, me qëllim të rritjes së qasjes, përfshirjes dhe komoditetit financiar. Vizioni ynë është të krijojmë një shërbim të ri financiar në treg që do të trajtojë huamarrjen në mënyrën më të lehtë dhe të shpejtë të mundshme. Monego përpiqet ti ofrojë klientëve shërbim premium në pikat kyçe, në tërë Kosovën. Shërbimet janë në dispozicion online ose në 32 degët në të gjithë vendin, me proces aplikimi po aq të thjeshtë dhe efikas, ku pagesat bëhen brenda 10 minutash.

    Në vitin e fundit ne jemi rritur jashtëzakonisht shumë, kemi arritur të depërtojmë në të gjithë tregun e Kosovës në të njëjtën kohë të krijojmë mbi 260 vende të reja pune për të rinjtë e Kosovës”, deklaroi Egzon Halili.

    Drejtori Ekzekutv i Shoqatës së Invoacionit Financiar të Kosovës shtoi  duke thënë se: “Kompania Monego që nga themelimi i saj, duke ofruar shërbime financiare përmes teknologjisë, ka mundësuar që këto shërbime të merren nga konsumatorët në formë të shpejtë, të lehtë, pa procese burokratike, duke dëshmuar kështu cilësi të lidershipit dhe implementim të inovacionit në këtë sektor. Në këtë mënyrë, duke parë zhvillimin e hovshëm të industrisë FinTech në të gjithë botën, lirshëm mund të themi se po në këtë shpejtësi është zhvilluar edhe kompania Monego, e cila ka dhënë kontributin e saj në zhvillimin e ekonomisë në vend duke krijuar vlerë të shtuar për industrinë si dhe krjimit të vendeve të reja të punës me mbi 260 të punësuar për periudhën e operimit prej pak më shumë se një viti”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark