×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Monego, shembulli i fuqizimit të femrave të reja profesioniste

    Insajderi
    27 February 2019 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumica e hulumtimeve botërore pohojnë se bizneset që punësojnë më shumë femra rriten dhe performojnë më mirë në treg.

    Një shembull të tillë e kemi edhe në nivel lokal, në Kosovë, tek biznesi që më shumë se gjysmën e punëtorëve të saj e ka të gjinisë femërore, dhe i cili ka rritje të jashtëzakonshme në treg.

    Fuqizimi i femrave të reja profesioniste në gjithë botën, e posaçërisht në vendin tonë, përbën një sfidë të rëndësishme të cilën duhet tejkaluar. Ndërsa në anën tjetër, është e vërtetuar edhe statistikisht se punësimi i numrit sa më të madh të femrave dhe përfshirja e tyre në role vendimmarrëse në një biznes apo organizatë është pikë së pari e dobishme për institucionin i cili e aplikon një strategji të tillë.

    Në SHBA, bizneset e udhëhequra nga femrat apo ato që punësojnë numër të madh të femrave rriten pesë herë më shpejtë sesa mesatarja në nivel kombëtar. Poashtu, femrat themelojnë kompani me 50 për qind më pak kapital fillestar krahasuar me meshkujt.

    Sfidë e fuqizimit të femrave të reja profesioniste qëndron pikërisht në sektorin privat. Femrat ekzekutojnë, ndërsa bizneset ekzekutojnë po ashtu. Duke investuar në femra, bizneset nxisin rritje, produktivitet dhe inovacion.

    Kjo në përgjithësi krijon një botë më të mirë. Dhe, kjo e bën edhe vendin tonë më të mirë. Shembull tipik dhe një rrëfim i ri i suksesit në tregun tonë është pikërisht institucioni financiar jo-bankar, Monego.

    Monego si një brend i ri në fushën e financiave, ka sjellë edhe mendësi të re në fushën e biznesit, në sektorin privat, duke i dhënë prioritet punësimit të femrave të reja profesioniste. Madje, në këtë kompani të re me rritje të shumëfishtë në treg brenda një periudhe jashtëzakonisht të shkurtër kohore më shumë se gjysma e të punësuarve janë femra, dhe kjo e bën kompaninë lidere në treg jo vetëm në aspektin e performancës së biznesit.  Punësimi i të rinjve, sidomos të gjinisë femërore përfaqëson një vlerë të shtuar për Monegon, në të gjitha aspektet.

    Kështu, Monego është krenare që në gjirin e vet ka një staf profesionistësh, 70 për qind e të cilit është e përbërë nga femra të reja profesioniste.

    Kjo është dëshmi për besimin në punën e femrave dhe rolin e tyre proaktiv në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive që dalin në kontaktin e parë me klientët të cilët kërkojnë shërbimet e Monegos.

    Po aq i rëndësishëm është edhe roli i tyre në vendimmarrje dhe këtë fakt e bën edhe më të mrekullueshëm që mosha mesatare e tyre është 25 vjet.

    Ekipi i ri i të punësuarve në Monego përbëhet nga profesionistë financiarë, të teknologjisë dhe të shërbimit të klientit, të cilët janë ekspertë dhe kanë përvojë të rëndësishme në fushat e tyre.

    Monego është institucion financiar jo-bankar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), që ofron kredi të shpejta konsumuese. Kompania ka sjellë në Kosovë shërbime të reja dhe shume inovative, krejt kjo falë teknologjisë informative të avancuar që përdorin, duke u mundësuar klientëve financim super të shpejtë dhe vetëm me letërnjoftim, proces të plotë online të marrjes së kredisë dhe qasje të lehtë në shërbime, përmes cilësdo pajisje të lidhur me internet (telefon, tablet, kompjuter apo laptop).

    Për të mësuar më shumë rreth Monegos dhe për të aplikuar online për kredi, vizitoni faqen zyrtare, Monego.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark