×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    MONEGO shtroi iftare në qytete të ndryshme të Kosovës, me qindra qytetarë pjesëmarrës! 

    Insajderi
    03 June 2019 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Javën që kaloi institucioni financiar jobankar MONEGO për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit shtroi iftare të hapura në pesë qytete të ndryshme të Kosovës.

    “Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ne në Monego kemi dashur ta përçojmë mesazhin e bashkësisë dhe fuqisë së komunitetit, të takojmë sa më shumë qytetarë, të bëjmë bashkë sa më shumë miq e familje si dhe ta vlerësojmë secilin moment të përbashkët” ka thënë Egzon Halili, drejtor ekzekutiv në Monego.

    “Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme të mbledhim qindra njerëz rreth një tavoline të përbashkët, në secilin qytet. Kjo është një iniciativë të cilën do ta ruajmë dhe zhvillojmë së bashku me gjithë qytetarët, pavarësisht nëse ata janë apo jo klientët tanë”, tha Halili.

    Qytetarët mirëpriten iniciativën dhe ftesën e Monegos dhe u ndanë shumë të kënaqur për kohën e kaluar bashkë. Të gjitha iftaret u shtruan në ambient të hapur në pjesë të ndryshme të qyteteve, ndërsa ftesës së Monegos iu përgjigjën qindra qytetarë, të moshave të ndryshme, pa dallim.

    Këtë vit, iftari ishte i hapur dhe i është ofruar qytetarëve të Vitisë, Kacanikut, Shtimës, Istogut dhe se fundmi qytetit të Klinës.

    Njekohësisht Monego premtoi se nuk do të ndalet me aktivitete bamirësie edhe në ditët në vijim, si dhe falenderoi të gjithë qytetarët e komunave që ndanë iftarin me ta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark