Monego kontribuon në zvogëlimin e papunësisë në Kosovë me qëllim të dyfishimit të numrit të të punësuarve, përqendrimi tek gratë dhe profesionistët e rinj
Sfida më e madhe e ekonomisë sonë është shkalla e lartë e papunësisë, sidomos në mesin e të rinjve, por bizneset me rritje të shpejtë si Monego mund të ndihmojnë në lehtësimin e papunësisë dhe të krijojnë një komunitet të madh profesionistësh të rinj për të krijuar vlera të reja për ekonominë e vendit tonë.
Papunësia mbetet një nga temat më shqetësuese për vendin tonë, pasi vetëm për vitin që lëmë pas kemi shënuar një nivel të lartë papunësie. Shifrat më të këqija të papunësisë janë ndër të rinjtë në vendin tonë.
Në vitin 2018, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës u konfirmua se 30.7 përqind e popullsisë është e papunë. I njëjti burim thekson se shkalla më e theksuar e papunësisë është në grupmoshat 15-24 vjeç me 54 përqind. Gratë janë grupi më inaktive në tregun e punës, me 83.4 për qind.
Progresi është i ngadaltë në zbutjen e papunësisë. Megjithatë, sipas Bankës Qendrore, pati shenja të zbutjes së papunësisë në sektorë të ndryshëm. Në sektorin e shërbimeve, ka pasur një rritje prej 13 përqind të vendeve të reja të punës, gjë që tregon se ky sektor ka potencial të madh për krijimin e vendeve të reja të punës.
Institucioni jobankar financiar, Monego, ka kontribuar për këtë, me një prani në rritje të shpejtë në treg, duke punësuar profesionistë të rinj në fushën e financave.
Monego ka arritur shpejt të rrisë praninë e saj në të gjithë Kosovën, dhe jo vetëm, ajo ka kontribuar edhe në reduktimin e papunësisë.
Sipas të dhënave, Monego ka punësuar jo më pak se 160 profesionistë të rinj në mbarë vendin. Ka mbi 18 degë të Monegos në të gjitha vendet të cilët kanë arritur të punësojnë të rinjtë duke i njohur me Fintech, teknologjinë e avancuar financiare që ka ndryshuar fushën e financave në vendin tonë. Kjo teknologji në vendin tonë u soll nga Monego.
Monego ka punësuar të rinjtë dhe i ka trajnuar ata duke krijuar mundësi për përvojë në ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe të sakta për klientët, duke qenë një institucion financiar që ofron zgjerimin e përvojës së të nxënit, gjë që përbën një sfidë të madhe për të rinjtë.
Trendi i zgjerimit të Monegos është duke vazhduar, dhe kështu rritja e punonjësve në vendin tonë nga ky institucion financiar jobankar. Mbi 250 është numri i synuar i punonjësve nga Monego deri në fund të vitit 2019, duke kontribuar kështu në shoqërinë kosovare me qëllim të zvogëlimit të nivelit të papunësisë dhe nxitjes së zhvillimit të përbashkët të ekonomisë së shtetit.
Kështu, mund të thuhet lirisht se Monego është një katalizator për punësimin e profesionistëve të rinj, duke ofruar një eksperiencë të ndryshme për shkak të zbatimit të teknologjisë së re të njohur botërisht si fintech, e cila po ndryshon industrinë financiare në vendin tonë.
Sipas definicionit FinTech, kompanitë FinTech ofrojnë shërbime që kombinojnë teknologjinë dhe financat. Për huadhënësit jobankar, zgjidhjet teknologjike reflektohen më së shumti në vlerësimin e aftësisë paguese të klientit. Janë zhvilluar algoritme komplekse ose modele të rezultateve, duke kombinuar disa faktorë që lejojnë të analizojnë sjelljen e konsumatorit dhe aftësinë për të shlyer kreditë. Burime të mëdha janë investuar edhe në zgjidhjet teknologjike të shërbimit të klientit për ta bërë shërbimin të përshtatshëm, të kuptueshëm dhe të thjeshtë për konsumatorët.