×
  • Lajme
  • Lajme

    Morën falenderim të veçantë nga policia gjermane, reagon Sveçla për makinën e konfiskuar në Veri

    Insajderi
    08 June 2023 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ika thënë se përkushtimi për sundim të ligjit e bën Kosovën partner serioz e të besueshëm edhe për institucionet e sigurisë të aleatëve të saj.

    Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se ditët e fundit kanë arritur konfiskimin e një veture e cila ishte në kërkim nga autoritetet gjermane, ku dhe është arrestuar një person i kërkuar nga Mali i zi.

    “Puna e Policisë së Kosovës dhe përkushtimi për sundim të ligjit, na bën partner serioz e të besueshëm edhe për institucionet e sigurisë të vendeve tona aleate e mike.

    Në fund ai ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizimin e treguar, gjë e cila siç thotë ai nuk mungon në asnjë rast.

    “Këto raste janë dëshmi e profesionalizmit të Policisë së Kosovës, i cili nuk mungon asnjëherë, në asnjë rast”, ka shkruar Ministri Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark