×
  • Lajme
  • Lajme

    Morën marihuanë me vete në “Sunny Hill”, policia arreston 4 persona

    Insajderi
    08 August 2022 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Katër persona janë shoqëruar në stacion policor mbrëmë, pasi policia gjeti te ta substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, gjatë kontrollit në hyrje të festivalit “Sunny Hill”.

    Rasti i parë u shënua rreth orës 20:00, ku tek i dyshuari mashkull kosovar u gjet 1.4 gram marihuanë.

    I dyshuari u arrestua dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, u lirua.

    Tre të tjerë, sipas policisë, u arrestuan një orë më vonë, rreth orës 21:00.

    “Janë arrestuar 3 të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi gjatë kontrollit tek ata janë gjetur dhe konfiskuar 11.9 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë” thuhet në njoftimin e policisë.

    Këta të fundit bëjnë të ditur se një nga të dyshuarit u dërgua në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë u liruan në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark