Insajderi
Lajme

Morën peng shqiptarin nga Kosova, gjykata merr vendim për të dyshuarit në Shqipëri

Insajderi
14 December 2025 - 17:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Morën peng shqiptarin nga Kosova, gjykata merr vendim për të dyshuarit në Shqipëri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka përfunduar pas rreth dy orësh seanca gjyqësore për tre personat e arrestuar si të dyshuar për pengmarrje. Gjykata ka vendosur dy masa sigurie “arrest në burg” dhe një masë “arrest në shtëpi”.

Sipas vendimit, për shtetasit Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj është caktuar masa “arrest në burg”, ndërsa për Vilson Agaj është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Tre të dyshuarit pritet të hetohen në vijim për veprën penale të pengmarrjes, ndërsa organet e drejtësisë do të vijojnë procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark