×
Show / Fashion

Mori 150 orë për t’u realizuar, kjo është veshja e aktores Taylor Russell

Insajderi
18 October 2022 - 23:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në premierën e fundjavës së kaluar të filmit të ri të regjisorit italian Luca Guadagnino, “Bones and All”, gjatë Festivalit të Filmit, aktorja Taylor Russell u shfaq në tapetin e kuq me një veshje nga Schiaparelli.

Veshja ishte e qepur me dorë në atelienë e markës në Paris dhe përbëhej nga një xhaketë e zezë e shkurtër me shpatulla të strukturuara, një kapelë të zezë dhe një fund me dy harqe prej kadifeje – transmeton Top Channel.

Në sy binte korseja e dyfishtë prej sateni, ngjyrë shampanje, me prerjen e saj në vijë të gjatë në formë V. Stilisti Daniel Roseberry tha për ‘Harper’s Bazaar’ se: “Vetëm xhaketa mori mbi 150 orë dhe pesë pajisje për t’u bërë siç duhet”.

Ndërkaq, rikujtojmë se e zgjedhur si ngjyra më trendi për veshjet e vjeshtës, jeshilja është gjithashtu nuanca e modës për tonet e syve, penelin dhe manikyrin e thonjve si për ata që duan pamjet delikate, ashtu edhe për ato që preferojnë pamjet më të guximshme të bukurisë. E gjelbra e fortë është ngjyra e domosdoshme për të provuar këtë vjeshtë për pamjen tuaj të bukurisë, nga manikyri deri te makijazhi.

Një ngjyrë e gjallë dhe tërheqëse për t’u shfaqur thjesht mahnitëse në nuancat e ndezura të jeshiles që simbolizojnë shpresën, apo që ngjasojnë me gjelbërimin e pyjeve. Gjithashtu është një ngjyrë perfekte për manikyrin e vjeshtës, për t’u aplikuar tek thonjtë duke luajtur me kontrastet, midis efektit me shkëlqim dhe atij mat.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark