Insajderi
Lajme

Mori mbi 41 mijë vota, bëhet virale një video e para dy viteve kur Edona Llalloshi deklaronte se “nuk kishte lidhje me politikë”

Insajderi
06 January 2026 - 20:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mori mbi 41 mijë vota, bëhet virale një video e para dy viteve kur Edona Llalloshi deklaronte se “nuk kishte lidhje me politikë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon me të madhe një video e këngëtares dhe kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Edona Llalloshi, e shkëputur nga një intervistë e vitit 2024.

Bëhet fjalë për një fragment nga paraqitja e saj në emisionin “Oxygen” me Besim Dinën, ku në një moment Edona i kërkon moderatorit që të mos i hyjë temës së politikës, duke theksuar se sipas saj “nuk ka lidhje me politikë”.

Në atë kohë, Edona ishte e njohur më shumë si artiste dhe për publikun ajo identifikohej kryesisht me karrierën e saj artistike.

Megjithatë, Llalloshi e cila u shpreh se “s’ka lidhje me politikë” arriti t’i sigurojë më shumë se 40 mijë vota.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark