Në prag të ndeshjes së tetë në “ALBI MALL” Superligën e Kosovës, FC Ferizaj – KF Ballkani, kryetrajneri ynë, Arbnor Morina dhe lojtarët Gentrit Halili e Ergon Hyseni u deklaruan për media rreth përgatitjeve dhe pritshmërive për ndeshjen e nesërme.
Me këtë rast, trajneri Morina theksoi se kanë bërë përgatitjet dhe ekziston një atmosferë shumë e mirë brenda ekipës, e që synim do kenë pikët e plota.
“Për neve është kënaqësi që të presim kampionin e ligës dhe skuadrën që po paraqitet në garat evropiane, KF Ballkanin. Por ajo që na intereson neve është të dalim me rezultat pozitiv nga ky takim. Momentalisht kemi disa lojtarë të lënduar por karaktëristikë e ekipës tonë është se kushdo që paraqitet në fushë e jep maksimumin“, tha para mediave kryetrajneri Morina.
Arbnor Morina gjithashtu deklaroi se në këto gjashtë xhirot e para ekipa e FC Ferizajt ka merituar më shumë se sa këto pikë që momentalisht janë.
“Në bazë të asaj që kemi treguar në fushë duhet të themi se ne kemi marrur më pak se sa që kemi merituar sepse kanë qenë qenë disa rezultate që nuk na kanë shkuar ashtu siç jemi paraqitur. Në shumicen e ndeshjeve kemi qenë superior ndaj ekipeve kundërshtare. Ne do të vazhdojmë të punojmë që të përmirësojmë gabimet tona”, tha Morina.
Gentrit Halili:
“Duke e shikuar kualitetin e lojtarëve dhe ndeshjet që I kemi zhvilluar si vendas presim rezultat pozitiv. Mendoj se ndeshjet vendas është pika jonë më e fortë dhe pikët e plota besojmë fuqishëm që do të mbesin në Ferizaj”, tha Halili.
Ergon Hyseni:
“Bashkë me trajnerin ne kemi punuar gjatë javës në maksimum për ktë ndeshje. Ne po luajmë ndeshje të mira edhe jashtë Ferizajit, pikët nuk janë reale deri më sot. Nesër do të jemi të gatshëm dhe të motivuar kundër Ballkanit”, tha Hyseni.