Franca fitoi super sfidën me Gjermaninë në Munih falë një autogoli të Hummels në minutën e 20 (1:0), shkruan Insporti.com.
“Gjelat” ishin skuadra më e mirë në fushë gjatë 90’ duke e krijuar më shumë raste për gol dhe me anë të kundërsulmeve ishin të pandalshëm.
Një nga më të mirët e Francës ishte absolutisht Mbappe, francezi në minutën e 78’ ka bërë një sprint të frikshëm duke parakaluar Hummels i cili fillimisht ishte shumë metra më para.
Por, përvoja dhe qetësia e mbrojtësit gjerman evitoi golin e dytë të francezëve pasi largoi topin për mrekulli nga këmbët e Mbappes.
Ndeshja ishte e vlefshme për grupin F. /Insporti.com/