×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Mos festo festat e jo myslimanëve”, djegia e bredhit të Vitit të Ri arrestohen katër persona në Han të Elezit

    Insajderi
    28 December 2023 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është djegur sot bredhi i Vitit të ri në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit. Po ashtu aty sot sot janë vërejtur disa mbishkrime “Viti i Ri nuk është e jona, mos festo festat e jomyslimanëve”.

    Policia e Kosovës lidhur me këtë ka arrestuar katër persona.

    Në të dy rastet janë kyçur edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit kanë marrë veprime shtesë të hetimeve.

    “Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, rreth orës 17:00 policia ka arritur të identifikojë,  e më pas të arrestojë katër persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacionin e policisë. Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  tre persona të dyshuar janë ndaluar në mbajtje, ndërsa një person është liruar për procedurë të rregullt hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit””, thuhet në njoftimin e Policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark