Të gjeni xhinse të reja për t’i blerë e që ju shkojnë për shtat është mjaft e vështirë, e më keq është kur do të ju duhet ti hidhni të vjetrat. Nëse doni t’i mbani sa më gjatë xhinset e preferuar përcillni këto këshilla.
Nëse kujdeseni si i lani, xhinset mund të mbeten më gjatë në gardërobën tuaj. Disa pretendojnë se ato nuk duhet larë kurrë, por nëse kjo për ju është e pakuptueshme, dëgjoni këshillat e brendit DL1961 Zahra Ahmed, të cilën Harper’s Bazar e quan mbretëresha e xhinseve.
Ajo thotë se nëse doni që të zgjatni përdorimin xhinseve tuaja të preferuara, gjatë larjes duhet t’i ndiqni tre hapa të rëndësishëm.
“Kur bëhet fjalë për penjtë, është gjithmonë e rëndësishme të ndiqni udhëzimet në etiketë, por këto rregulla janë universale: i lani me dorë në ujë të ftohtë për të ruajtur pëlhurën, i shpalosni në anën e brendshme që të ndaloni zbehjen e ngjyrës dhe shmanguni tharjes në makinë pasi nga nxehtësia ato tkurren” këshillon Zahra dhe shtoi se larja në makinë është e pranueshme vetëm atëherë kur doni të largoni njollat, por shfrytëzoni programin e shpejtë dhe jo temperaturën më të lartë se 40 gradë.