Gazetari Parim Olluri tha se “skandali po e mbulon skandalin”, duke iu referuar raportimeve të fundit që po bëhen për njerëz të afërt me pushtetin, si dhënia e granteve nga Ministria e Bujqësisë.
“Kërset skandali i ri dhe ta mbytë publikimin që e ke bo para një ore”, tha Olluri teksa nisi të tregojë për një “lidhje të ministrit Maqedonci me një biznesmen”, i cili sipas tij tash ka licencë për prodhimin e armëve në Kosovë.
Parim Olluri: Ke edhe rasti i ministrit Ejup Maqedonci, një lidhje me një biznesmen. Shkon ky në vitin 2022 si kolonel i FSK-së me njerëz që s’kanë kurfarë roli brenda Qeverisë Artina Hamitagën dhe Esat Gashin biznesmen e gjen dmth bisnesmenin në Amerikë. Koloneli kur e takon një biznesmen është mirë me lajmëru eprorin e vet në FSK çfarë roli dhe cila është aryeja e takimit, shkon me këta dy e takon një zyrtare atje dhe lobon te ajo me shty përpara që kompania e Avni Vllahiut një biznesmen i Llapit – thotë kjo duhet me marrë pjesë në një konferencë të armëve në SHBA. Koloneli i FSK-së, tash mas dy vjete e ki Ejupin ministër dhe tash bash kompania e qatij Vllahiut e ka licencën për prodhim të armëve në Kosovë me hap një fabrikë që prodhon armë, gjë që kompanitë e tjera s’e kanë këtë mundësi. E publikon këtë skandal, dhe këta “qeveria” ta kërsasin me tri katër skandale brenda javës, saqë skandali e mbulon skandalin. Me këtë rast është mirë me u marrë edhe prokuroria.
Parim Olluri: Me ju thanë ministrave mos ki ndonjë skandal t’u nejtë?
Burim Ramadani: Ushtrimi i ndikimit qeveritar për mundësimin e licensimit të një kompanie të vecantë unë besoj që është vepër penale…