×
  • Sport
  • Sport

    “Mos më prek!”… Momenti kur Ancelottin e lëshojnë nervat drejtuar gjyqtarit të ndeshjes Sevilla – Real

    Insajderi
    23 October 2023 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtunën, Real Madridi nuk bëri një paraqitje të mire, duke u kënaqur me një barazim të ndrojtur në fushën e Sevilles (1-1). Lojtarët e Carlo Ancelottit kanë parë që Girona dhe Barça të afrohen seriozisht në renditje, gjë që justifikon edhe tensionin e dukshëm në fushën e “Sanchez Pijuan”. 

    Duhet thënë se madrilenët e kanë të vështirë të tretin një episod të rëndësishëm të takimit: një gol të anuluar të Jude Bellingham. Gjyqtari i ndeshjes, në fakt e kishte ndërprerë lojën pak çaste më parë për shkak të… një lojtar i Sevillas po ankohej për një dëmtim në anën tjetër të fushës.

    Ndërsa Carlo Ancelotti u përpoq të mbante zemërimin e tij para shtypit, Movistar ka kapur imazhe të një shkëmbimi të tensionuar mes trajnerit të Real Madridit dhe Ricardo de Burgos Bengotxea, arbitrit të takimit. 

    “Pse fishkëlleu, nuk e kuptoj?”,- fillimisht Ancelotti u ankua me furi te gjyqtari i katërt, përpara se arbitri i ndeshjes të përpiqej ta sqaronte Ancelottin, në një mënyrë që nuk i pëlqente aspak italianit. “Ti nuk po flet me mua. Mos më prek!”,- tha Ancelotti i tërbuar. A mjafton kjo për t’i shkaktuar atij disa probleme me autoritetet?

    Pas ndeshjes, Ancelotti në konferencën për shtyp, me ironi të plotë tha se: “Gjyqtari pati një ndeshje të madhe, bëri një paraqitje të klasit botëror, ishte i përpiktë në çdo vendim”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark