Insajderi
Lajme

“Mos merrni drogë”- Daut Haradinaj publikon një video me fermerin që publikoi dokumentin për vajzën e deputetes së VV’së

Insajderi
16 August 2026 - 21:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Mos merrni drogë”- Daut Haradinaj publikon një video me fermerin që publikoi dokumentin për vajzën e deputetes së VV’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka publikuar një video me fermerin Tafë Çela, të cilin e ka prezantuar si ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të UÇK’së.

Haradinaj me anë të një video e ka përgëzuar Çelën për nxjerrjen e këtij dokumenti, në të cilin tregohej se vajza e deputetes së LVV’së, Adriana Matoshit ishte kapur me drogë, shkruan Insajderi.

“Jom me Tafën qitu, ish-pjesëtarin e njësisë speciale të UÇK-së dhe invalidin e luftës, njeri prej njerëzve që e nxjerri në publik një të vërtetë për konsumimin e kokainës te fëmijëve të VV-së”, deklaroi Haradinaj.

“Kështu që, shumë mirë që ke bë Tafë që ke qitë. Tafa është pjesëtar i Njësisë Speciale, është invalid në luftë, njërin prej veshkave e ka të humbur në luftë edhe është djali i bacit Gani. Faleminderit Tafë”, ka thënë ai.

Në fund, mesazhi i Haradinajt ka qenë: “Mos merrni drogë”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark