Insajderi
Lajme

Mos-njoftimi për takimin me presidenten Osmani, presidentit malazez i vjen edhe një reagim

Insajderi
16 June 2024 - 12:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mos-njoftimi për takimin me presidenten Osmani, presidentit malazez i vjen edhe një reagim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryediplomati i Malit të ZI, Miodrag Vlahoviq, i ka reaguar presidentit të vendit të tij Jakov Milatoviq pasi s’e bëri publik takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Vlahoviq ka thënë se ky ishte një takim i vërtetë e jo ato kur fotografohesh në këmbë me ndonjë lider.

“Kjo ishte, pra, një bisedë e vërtetë, jo ato kur fotografohesh në këmbë me ndonjë burrë shteti dhe më pas e shpallni “bisedë”. Nuk e pashë tëeetin tuaj?”, ka shkruar Vlahoviq.

Ai më pas i është drejtuar Vjosa Osmanit të cilën e ka falënderuar për miqësinë dhe ia ka uruar Bajramin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark