×
  • Showbiz
  • Show

    “Mos tento të…”, Dafina Zeqiri i reagon publikisht Taynës pas deklaratave të saj

    Insajderi
    04 January 2024 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe reperja Tayna vite më parë kishin një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Dyshja edhe sollën bashkëpunimin me titull “Bye bye” që rezultoi shumë i suksesshëm.

    Por, ato tash e një kohë nuk flasin më.

    Reperja në disa nga intervistat e saj të fundit në edicionet festive, tha se arsyeja e ftohjes së raporteve mes tyre kishin qenë ndërhyrjet nga palët e treta.

    Por me këtë deklaratë nuk u pajtua Dafina, e cila tha se ajo ka një arsye të veçantë kur prishet me dikë, dhe se ajo nuk mund të jetë një “keqkuptim” i vogël apo diçka e thënë nga dikush.

    “Hmm… E keqja është kur bën një të mirë dikujt dhe pastaj e kthen pas një kohe shumë të shkurtër me të keq. Ti? S’e di pse? Çfarë ka ndodhur? Pse ti? Kur ke bërë gjithçka? Duhet ta mbrosh atë person tek të tjerët që kanë munduar ta poshtërojnë. Nuk ka ndodhur kurrë që unë të ndahem nga dikush për shkak të ndonjë keqkuptimi apo fjalëve të njerëzve përreth, sepse nuk jemi më 10-vjeçarë, por 25-30 vjeçarë. Nëse do të ishte një keqkuptim, do ta kishim sqaruar dhe do të kishim kaluar. Fjalët e njerëzve përreth? Nuk kam njerëz që merren me thashetheme. Askush nuk fiton kur tenton të tërheqë vëmendje duke poshtëruar atë që të ka ndihmuar”, ka shkruar Dafina në Instagram.

    Pas këtyre deklaratave të Dafinës ka reaguar Tayna me një status në Threads.

    “Të gjithë e dimë kush kë e ka ndihmuar në atë kohë. Ndalo së qenuri deluzioniste. Shko shërohu dhe mos më bëj të shkoj atje”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark