Insajderi
Lajme

Moskthimi i veturës me qira përfundon me arrestim, i dyshuari kapet në Aeroportin “Adem Jashari”

Insajderi
12 December 2025 - 10:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Moskthimi i veturës me qira përfundon me arrestim, i dyshuari kapet në Aeroportin “Adem Jashari”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është arrestuar një person në Aeroportin “Adem Jashari”, pasi dyshohet se kishte marrë një veturë me qira dhe nuk e kishte kthyer më.

Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar vetura dhe i është kthyer pronarit.

“Më 11.12.2025 është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, për shkak se më 21.11.2025 kishte marrë nga viktima, mashkull kosovar, veturën me qira dhe nuk ia kishte kthyer më. Nga i dyshuari është konfiskuar vetura dhe i është kthyer pronarit”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Pas intervistimit, policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark