×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mostrat e pluhurit nga Hëna pritet të shiten për 4 milionë dollarë

    Insajderi
    14 July 2017 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një çantë me mostra të pluhurit të mbledhura në Hënë, pritet të shitet për 4 milionë dollarë, në një ankand ku do të ketë edhe gjëra të tjera nga hapësira.

    Ankandi do të mbahet javën e ardhshme në Nju Jork, në qendrën Sotheby, ku në mesin e gjërave që do të ekspozohen do të jenë edhe plani i fluturimit nga ekuipazhi i Apollo 13, një veshje e astronautit amerikan, Gus Grissom dhe fotografi hënore të bëra nga NASA.

    Ankandi do të mbahet për shënimin e përvjetorit të 48-të, të arritjes së parë në Hënë.

    Në këtë fluturim astronauti, Neil Amstrong, i ka mbledhur mostrat e pluhurit.

    “Nuk ka rëndësi se cilit religjion i përkisni, apo se prej nga jeni dhe çfarë gjuhe e flisni”, ka thënë nën kryetarja e Sotheby, Cassandra Hatton.

    “Të gjithë ne e kemi përjetuar ndjenjën e shikimit lart në qiell duke menduar se çfarë është duke ndodhur mes yjeve”.

    Çanta me pluhur është konsideruar e humbur për vite, ndonëse ka qenë në një kuti të qendrës hapësinore në Hjuston.

    Një periudhë ajo ishte vjedhur, derisa tani pronarja e kësaj çante është avokatja nga Çikago, Nancy Lee Carlson. /REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark