Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë dy ditëve të fundjavës pritet të jetë mot i mirë.
“Masat e ngrohta të ajrit me origjinë afrikane të cilat depërtuan mbi vendin tonë ditë më parë, do të kenë efektin termik edhe për një periudhë kohore. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë”, njofton IHMK.
Temperaturat maksimale gjatë këtyre ditëve do të sillen nga 21 deri në 23 gradë celsius./Insajderi.com