×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot i qëndrueshëm e me masa të ngrohta ajrore në Kosovë

    Insajderi
    05 February 2024 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe të masave të ngrohta ajrore.

    Si rrjedhojë, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, me përjashtim të ditës së dielë, ku pritet përkeqësim në kushtet e motit, e cila parashihet me vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu.

    Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 20-61 km/h!

    Në aspektin termik, temperaturat do të mbesin mjaft të larta apo dukshëm mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.

    Nga dita e hënë e deri të shtunën minimalet do të lëvizin prej -2 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 19°C.

    Të dielën kemi një ulje të temperaturave në vlerat maksimale prej 10 deri në 13°C. /MeteoKosova/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark