Instituti Hidtrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Të shtunën, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.
Ndërsa të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta, të cilat në pjesën e dytë të ditës do të jenë jostabile dhe serish do të krijohen kushtet për reshje shiu, të cilat vende –vende do të jenë me intensitet mesatar, njofton IHMK.
Temperaturat maksimale do të jenë për 1-2 gradë Celsius më të ulëta, derisa minimalet do të jenë të ngjashme. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.