×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Moti i keq në Gjermani, pezullohen fluturimet në aeroportin e Mynihut

    Insajderi
    02 December 2023 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reshjet e dendura të borës goditën Gjermaninë jugore, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në aeroportin e Munihut, qendra e dytë më e ngarkuar në vend. Zyrtarët vendase kanë njoftuar se fluturimet janë pezulluar deri në orët e vona të pasdites të së shtunës, për shkak të borës së madhe.

    “Rreth 320 nga 760 fluturimet e planifikuara për të shtunën janë anuluar. Punonjësit po përpiqeshin të mbanin të paktën një pistë në shërbim dhe pa borë.” Thuhet në njoftimin zyrtar.

    Sasia e madhe e borës tashmë ka çrregulluar edhe shërbimet e trenave në jug të Bavarisë, dhe stacioni kryesor i trenave në Munih është i bllokuar. Shërbimet e trenave në distanca të gjata janë anuluar dhe masa pritet të zbatohet gjithë të shtunën.

    “Ju rekomandojnë shtyrjen e udhëtimet për dhe nga Munihu”, kanë thënë autoritetet.

    Autoritetet raportuan dhjetëra aksidente të trafikut rrugor në kushte të vështira atmosferike në të gjithë Gjermaninë jugore, duke përfshirë një përplasje masive në një autostradë me shtatë të lënduar, katër prej tyre të rënda.

    Referua shkencëtarëve sasi e borës e rënë në këtë zonë, vjen relativisht herët.

    Pistat e skive në malin më të lartë të Gjermanisë, Zugspitze, në kufirin me Austrinë në Alpet bavareze, u hapën të premten, fillimi më i hershëm për sezonin gjerman të skive në vite./abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark