×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti përmirësohet nga e diela

    Insajderi
    19 May 2016 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se deri në fundjavë do të vazhdojë moti me vranësira, të cilat do të shoqërohen me reshje.

    Përmes një njoftimi, ata kanë bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

    “Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh dhe do të vazhdojnë edhe ditën e shtunë. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar, por vende-vende këto reshje do të jenë të intensitetit të lartë, në formë rrebeshi. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.

    Sipas parashikimeve, e diela do të shoqërohet me intervale të gjata me diell, ku temperaturat maksimale do të rriten.

    “Sipas parashikimeve numerike dhe sinoptike java e ardhshme pritet te jetë pak më e nxehtë, por që edhe reshjet e shiut nuk do të mungojnë”, shkruan në fund të njoftimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark