Insajderi
Lajme

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Insajderi
14 June 2026 - 08:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Moti sot dhe ditëve në vazhdim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët, ndërsa dita stabile me shumë rreze diellore dhe pak vranësira lokale.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 10 minimalja deri në 30 gradë Celsius maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin dhe reshje atmosferike nuk priten sepse atmosfera do të jetë tërësisht stabile.

Të hënën na pret mot veror, kryesisht me diell dhe i nxehtë, por pasdite vonë në veri të Kosovës priten zhvillime të vranësirave konvektive me mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë kryessisht viseve kodrinore-malore të veriut e verilindjes së Kosovës. Në gati të gjitha viset tjera priten mot me diell dhe plotësisht stabil.

Të martën atmosfera do të jetë më jo-stabile dhe temperatruat do të pësojnë ulje në viset kontinentale. Vende-vende priten vranësira konvektive dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtimna dhe bubullimë./MeteoBallkan


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark