×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

    Insajderi
    18 April 2024 - 08:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.

    Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para të ditës pritet të ketë reshje lokale shiu e bore, ndërsa gjatë ditës priten zhvillime të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej një dhe katër gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13 gradë, transmeton Klankosova.tv

    Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 41 km/h/ 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    01 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark