×
Show

Motra e Kim Kardashian, mbetet e mahnitur me makijazhin e Dafina Nezirit – kaq bukur e ka rregulluar moderatoren, Nora Haxha

Insajderi
22 January 2020 - 23:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Emri i saj tashmë ka nisur të përhapet kudo në botë, krejt kjo falë mrekullisë që veç duart e saj dinë ta bëjnë e që fytyra e secilit person të duket jashtëzakonisht bukur.

Fjala është për artisten profesionale të ‘make up-it’, Dafina Neziri e cila njëherësh përkujdeset për dukjen e shumë yjeve me emër në Kosovë, përfshirë këtu edhe Dafina Zeqirin, shkruan Insajderi.

https://www.instagram.com/p/B7n1K0wg_Iu/

Neziri përkujdeset edhe për dukjen e moderatores së emisionit “Review”, Nora Haxha të cilës nuk i mungon asnjëherë sharmi përballë ekranit televiziv.

Këtë të mërkurë, ajo ka nxjerrë në “Instagram” dy imazhe të moderatores, Haxha ku shihet një punë e mrekullueshme e make-up artistes e cila është komentuar edhe nga faqja zyrtare në instagram e kozmetikës së yllit botëror, Kylie Jenner e që ka mbi 23-milionë ndjekës nga mbarë bota.

Komenti i kyliecosmetics [© Dafine Neziri – Instagram]
“Mahnitëse!” ka qenë komenti i shkruar nga kyliecosmetics në imazhin e publikuar disa orë më parë nga Dafina Neziri.

Për ju që nuk e dini, “Kryolan Kosova Dafine Neziri” gjendet në këtë adresë: Bashkim Fehmiu C2 Arberia 3 Prishtinë, 10000

/ © Insajderi /

Videoklipi ‘alla On Records’ i Taynës dhe Mozzikut

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark