×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Motra e viktimës së Ivanoviqit ishte kandidate e Vetëvendosjes në vitin 2017

    Insajderi
    17 January 2023 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Flora Peci të cilës vëllain ia kishte vrarë grupi i politikanit serb, Oliver Ivanoviq ishte shprehur tejet e zemëruar me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin. Krejt kjo pasi ky i fundit thuri elozhe për Ivanoviqin në pesë vjetorin e vdekjes së tij.

    Peci përmes një komenti në facebook tek faqja zyrtare e Qeverisë së Kosovës kishte thënë se Kurti me reagimin e tij ia ka përtirë plagët asaj.

    Ajo gjithashtu ka shkruar se e mallkon dorën dhe mendjen e saj që e votoi kryeministrin Kurti.

    “E mallkoj dorën e mendjen time që ta dhashë votën, unë motra e të vrarit nga dora e zezë sllave me urdhër të këtij krimineli. Do të shkruaja ende, po nuk kam forcë se jam e shokuar dhe me plot emocione nga këto fjalë”, thuhet në komentin e saj.

    Por, në esencë lidhja e saj me Lëvizjen Vetëvendosje duket të jetë e kahmotshme.

    Përmes një njoftimi në facebook, kryetari i LVV-së në Mitrovicë, Faruk Muja kishte njoftuar se poetja Flora Peci i ishte bashkuar këtij subjekti në vitin 2017.

    Muja shkroi se Peci është opsioni më i mirë në fushën e arsimit, të kulturës por edhe artit.

    “Në rrugëtimin drejt fitores përfundimtare, karvanit tonë i është bashkangjitur edhe profesoresha dhe poetja e nderuar, znj. Flora Peci. Kjo dëshmon se Alternativa e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është opcioni më i mirë si në fushën e arsimit, poashtu edhe në atë të kulturës dhe artit.
    Lëvizja VETËVENDOSJE! komuniteti, ku të gjithë intelektualët ndihen se munden lirshëm dhe sinqerisht të i kontribojnë vendit të tyre. #mezemërdrejtmitrovicesqëeëndërrojmë“, kishte shkruar ai në facebook.

    Insajderi ka siguruar edhe një fotografi ku shihet Peci bashkë me pjesën tjetër të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

    Në fotografinë e publikuar nga Muja, Peci i kishte komentuar duke thënë se me leximin e programit të VV-së kishte gjetur shumë sybime që i kishte ëndërruar ajo.

    Ajo kishte shkruar se Vetëvendpsjes i është bashkuar me qëllime transparente dhe me miratimin e planit.

    “Në shoqërinë demokratike, është e drejtë e çdo qytetari ta zgjedh rrugën në të cilën e gjen veten,po njëjtë edhe unë VETË VENDOSA për Lëvizjen VV. Unë i falënderoj veprimtarët dhe aktivistët e kësaj Lëvizjeje që ma ofruan edhe kandidimin si asambleiste.Me leximin e programit të VV-së,gjeta shumë synime për të cilat kisha ëndërruar qëmoti t’i ketë Kosova.Do të përpiqem me përkushtimin më të madh dhe me dinjitet t’i kontriboj vendit tonë i cili e meriton një jetë të lumtur qysh moti.Vetëm unanim dhe pa përçarje,Kosova do të shkojë përpara.I jam bashkëngjitur Lëvizjes me qëllime transparente dhe me miratimin e planit të cilin e lexova dhe besoj se do të arrihet.Edhe një herë nga zemra ju falënderoj për besimin! Mbarësi e rrugëtim të mbarë VV!”, thuhej në komentin e saj./Gazeta Insajderi

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark