Insajderi
Lajme

“Motra Kosovë ta ruajë stabilitetin” Kështu i referohet Ambasada e Turqisë Kosovës në reagimin pas arrestimit të Damkës

Insajderi
10 February 2025 - 20:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Motra Kosovë ta ruajë stabilitetin” Kështu i referohet Ambasada e Turqisë Kosovës në reagimin pas arrestimit të Damkës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka reaguar pas arrestimit të ministrit në largim për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka. 

Damka është arrestuar të dielën së bashku me një familjar të tij, nën dyshimin për “sulm” dhe “kanosje”. 

“Me keqardhje mësuam se Fikrim Damka, kryetari i KDTP-së, partisë më të vjetër të turqve të Kosovës, që mori pjesë në zgjedhjet e djeshme në Kosovë, është ndaluar…”.

“Në këtë periudhë të vështirë, kur në botë po përjetohen kriza të shumta, është e një rëndësie të madhe që motra Kosova ta ruajë stabilitetin e saj dhe turqit e Kosovës ta ruajnë unitetin dhe sensin e tyre të shëndoshë. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë gjithmonë në krah të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Turqisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark