×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mourinho tregon skuadrën favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe Premierligën

    Insajderi
    18 February 2024 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jose Mourinho zbuloi të preferuarit e tij për të fituar Premier League dhe Champions League në podcast me Rio Ferdinand.

    Liverpool aktualisht është në krye të Premierligës me dy pikë përpara Arsenalit dhe katër pikë përpara Manchester Cityt.

    Pasi mendoi pak për përgjigjen përfundimtare, Mourinho ende i dha avantazh skuadrës së Pep Guardiolës. Ai gjithashtu beson se City është një nga dy favoritët më të mëdhenj për të fituar Ligën e Kampionëve.

    Unë do të thoja që ose Manchester City ose Real Madrid do ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Për mendimin tim, do të ishte një surprizë e madhe nëse dikush tjetër e ngre kupën, por është e qartë që edhe Bayerni apo PSG mund të arrijnë titullin”, ka komentuar Mourinho.

    Do të doja që Reali të fitonte Champions League për shkak të klubit dhe Carlo Ancelotti-t”, shtoi portugezi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark