Rap-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, po shijon një lidhje dashurie prej kohësh.
Këngëtari nga Ferizaj tashmë ka bërë publike romancën me bukuroshen e ekranit, Lotina Hazirin.
Ata tani janë në çdo moment së bashku, gjersa nuk mungojnë herë pas here as me imazhe në rrjete sociale.
Ka qenë së fundmi krijuesi i “Kampion” që ka publikuar një fotografi krah Hazirit nga ashensori.
Lidhja e tyre duket se po shkon mirë dhe se ata tani janë njohur edhe me familjet e njëri-tjetrit.
Mozzik pak ditë më parë ndau një foto krah babait të Lotinës, politikanit Lutfi Haziri.
28-vjeçari tha se prezantuesja nga Gjilani i ka pëlqyer që shumë vite dhe se i kishte shkruar në 2019. /Telegrafi/