×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Mozzik dhe Lotina vazhdojnë të publikojnë fotografi nga i njëjti lokacion, duke përforcuar dyshimet për lidhje

    Insajderi
    07 June 2024 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dyshja që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave rozë së fundmi, reperi i njohur Mozzik dhe prezantuesja e bukur e televizionit, Lotina Haziri, duket se po lënë më shumë se thjeshtë gjurmë në rërën e plazheve tropikale.

    Spekulimet për lidhjen e tyre po shtohen për shkak të fotografive që dy protagonistët po ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, në mënyra të njëkohshme nga i njëjti lokacion.

    Fotografitë në fjalë të dyshes janë shpërndarë veç e veç në llogaritë e tyre në Instagram dhe janë të mbushura me peizazhe mbresëlënëse tropikale, duke përfocuar kështu edhe më tepër dyshimet se janë bashkë në pushime.

    Foto: Latina Haziri/Instagram

    Edhe pse Mozzik dhe Lotina nuk janë shfaqur në të njëjtën foto së bashku, prapavija vërteton se imazhet e tyre të realizuara veçmas, janë realizuar në të njëjtin lokacion.

    Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë të shpejtë të vërejnë këto detaje dhe të aludojnë për romancën e mundshme mes reperit dhe vajzës së politikanit Lutfi Haziri.

    Foto: Mozzik/InstaStory

    Deri në këtë moment, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht ndonjë detaj rreth një lidhjeje të mundshme, duke lënë hapësirë për interpretime dhe duke ruajtur një mister rreth jetës së tyre private. /Telegrafi/

    Foto: Lotina Haziri/Instagram
    Foto: Lotina Haziri/Instagram
    Foto: Lotina Haziri/Instagram
    Foto: Lotina Haziri/Instagram
    Foto: Lotina Haziri/Instagram
    Foto: Lotina Haziri/Instagram
    Foto: Lotina Haziri/Instagram
    Foto: Lotina Haziri/Instagram
    Foto: Lotina Haziri/Instagram
    Foto: Mozzik/Instagram
    Foto: Mozzik/Instagram
    Foto: Mozzik/Instagram
    Foto: Mozzik/Instagram

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark