×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    MPB ka një njoftim të rëndësishëm sa i përket furnizimit me dokumente

    Insajderi
    27 February 2023 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se furnizimi me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri.

    Sipas tyre këto ditë do të punohet me kapacitete të plota dhe me angazhim të stafit jashtë orarit.

    “Me qëllim të furnizimit me pasaporta dhe patentë shoferë për ata që janë në pritje si dhe aplikimet e reja, Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton se do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit ditor dhe angazhimin e stafit edhe jashtë orarit të rregullt të punës”, thuhet në njoftim.

    Teksa thuhet se pajisja do të vazhdoj sipas renditjes.

    Ju njoftojmë se, qytetarët të cilët kanë aplikuar në muajin shtator dhe tetor  dhe ato urgjente, tashmë janë pajisur me dokumente, ndërsa do të vazhdojnë të pajisen me dokumente personale të gjithë ata qytetarë të cilët janë në pritje sipas renditjes, respektivisht datës së mëhershme të aplikimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark