×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Mposhtën Portugalinë dhe u kualifikuan në gjysmëfinale për herë të parë në histori, tifozët maroken “pushtojnë” edhe rrugët e Preshevës

    Insajderi
    10 December 2022 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Maroku ka bërë histori duke u bërë kombëtarja e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

    Maroku arritën të fitojnë ndeshjen çerekfinale ndaj Portugalisë, me rezultat 1:0.

    Skuadra e Walid Regraguit kaloi në epërsi në minutën e 43` falë një goditjeje me kokë të Youssef En-Nesyri.

    Sulmuesi i Sevillas u ngrit lart në ajër, mbi Ruben Dias dhe portierin Diogo Costa, për të goditur me kokë krosimin e Yahia Attiyat Allah.

    Ndeshja më pas u konkretizua me një lojë sulmuese të Portugalisë, mirëpo ata hasën me një mbrojtje mirë të organizuar të marokenëve.

    Festa pas fitores së Marokut ishte e madhe, ku nga disa video të dërguara nga ndjekësit e Insajderit, mund të shihet festa e disa marokenëve në rrugët e Preshevës.

    VIDEO:

    Kështu Maroku arrin të prek gjysmëfinalen e Kupës së Botës për herë të parë në histori.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark