Kosova e ka nisur me humbje nga Rumania 51:74 (12:24, 10:19, 11:20, 18:11), turneun e FIBA YDF-së për grupmoshat U14.
Rumania e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me epërsi të dyfishtë, 12:24. Rumunet nuk u ndalën as në periudhën e dytë, duke e ngritur edhe më shumë epërsinë, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 22:43.
Rumania ishte më e mirë edhe në periodën e tretë, 11:20, ndërsa në atë të fundit, më të mira ishin vashat Dardane, që e fituan këtë pjesë 18:11, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 51:74.
\